Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Irak.
Një kamikaz, i cili dyshohet se ishte një prej autorëve të sulmit terrorist në qytetin Sadr të Irakut, ka shpërthyer në morg.
Sipas “Mirror”, një prej autorëve, i cili u vra nga një predhë, shpërtheu teksa ndodhej në dhomën frigoriferike të morgut, në spitalin e al – Sadr, në lindje të Bagdadit.
Sipas forcave të sigurisë, shkak i shpërthimit të kufomës ishte një sasi eksplozivi që kamikazi kishte në pjesën e barkut. Fatmirësisht nga kjo ngjarje pati vetëm dëme materiale.