Rikthehet tensioni mes Gazës dhe Izraelit. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u shpreh se ka urdhëruar ushtrinë për sulme të mëdha kundër militantëve në Gaza, teksa vijon rritja e armiqësisë për ditën e tretë në kufirin që ndanë dy vendet.
Një sulm ajror i nisur nga Gaza la të vrarë një civil izraelit këtë të dielë, ndëasa dy palestinezë të armatosur u vranë nga sulmet ajrore të Izraelit.
Ushtria e Izraelit tha se të paktën 450 raketa kanë prekur qytetet jugore të Izraelit dhe kanë sulmuar 220 caqe të grupit militant të Gazës.
Raundi i ri i dhunës filloi dy ditë më parë kur një snajperist i xhihadit islamik, qëlloi trupat izraelite duke lënë të plagosur dy ushtarë.
Shpërthimi i luftimeve vjen pasi liderët e Hamasit, grup militant që kontrollon Gazën, dhe një grup i vogël islamik ishin në bisedime në Egjipt për të arritur armëpushim.