INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen “lufta” në qiell: Rusia dërgon dy bombardues afër SHBA

Shpërthen “lufta” në qiell: Rusia dërgon dy bombardues afër SHBA

Publikuar më: 08:07 19-04-2017

Dy aeroplanë rusë me kapacitet të tillë që mund të mbajnë edhe bombë atomike kanë fluturuar afër Alaskës në Shtetet e Bashkuara, duke arritur një distancë prej 100 kilometrash nga ishulli Kodiak.

Kjo është hera e parë që kur presidenti amerikan, Donald Trump, është inauguruar në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të këtij viti, që Rusia dërgon bombardues aq afër Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thanë mbrëmë vonë se dy bombardues rusë të tipit, Tu-95 Bear, fluturuan 280 milje në jugperëndim të Bazës së Forcës Ajrore Elmendorf, brenda Zonës Identifikuese të Mbrojtjes Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Forcat ajrore amerikane i janë përgjigjur menjëherë rrezikut duke ngritur dy aeroplanë luftarakë të tipit F-22, për t’i zmbrapsur bombarduesit rusë, në një operacion që ishte “i sigurt dhe profesional”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gary Ross.

Gjatë këtij incidenti, aeroplanët luftarakë amerikanë fluturuan afër aeroplanëve rusë për 12 minuta dhe pastaj aeroplanët rusë e ndryshuan kursin, duke u kthyer prapa në bazën e tyre në pjesën lindore të Rusisë, ka raportuar rrjeti Fox News.

Article Logic
Execution time: 0.0038301944732666