INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Lulzim Basha. Policia e Shtetit e Ministria e Brendshme janë organizata kriminale [VIDEO]

Shpërthen Lulzim Basha. Policia e Shtetit e Ministria e Brendshme janë organizata kriminale [VIDEO]

Publikuar më: 15:13 24-11-2017

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kanë dekonspiruar aksionin për arrestimin e shefave të policisë të implikuar në trafikun e drogës. Basha shkoi edhe më tej ndërsa u shpreh se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit funksionojnë si organizatë kriminale. Sipas kreut të PD-së tentakulat e krimit kanë përfshirë çdo instancë madje edhe kryeministrin. Basha tha se duhet një reformim tërësor i policisë e institucioneve qeverisëse por se kjo nuk mund të ndodhe pa u larguar nga Edi Rama. Opozita kërkon arrestimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit, si dhe pastrimin e politikës nga krimi.
Basha komentoi edhe kërkesën maxhorancës për largimin e kreut të KQZ-së ndërsa tha se opozita nuk do të lejojë që kryeprokurori të emërohet nga ata që janë subjekt hetimi.
“Nuk do pranojmë kurrë që kryeprokurori të emërohet nga ata që janë subjekt hetimi, nga Rama apo Tahiri, as Vangjush Dako apo Qazim sejdini, as agron xhafaj as miqtë e tyre në parlament. Ne kemi një plan të plotë për parandalimin e emërimit të kryeprokurorit nga Rama”-deklaroi Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043