INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Lulzim Basha. 'Rama nazist, po le shqiptarët pa bukë që ti largojë nga vendi'

Shpërthen Lulzim Basha. 'Rama nazist, po le shqiptarët pa bukë që ti largojë nga vendi'

Publikuar më: 16:47 19-02-2018

Përjashtimi i qytetarëve nga skema e ndihmës ekonomike ishte në fokus të punës së grupit kuvendor demokrat. Menjëherë pas mbledhjes kryetar i PD, Lulzim Basha hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës. Sipas kryedemokratit përjashtimi i qytetarëve nga skema e ndihmës ekonomike është një metodë naziste e ndjekur nga Edi Rama kundër familjeve shqiptare. Lulzim Basha:
“Bëhet fjalë për fjalë për familje që ndodhen në pikën më të ulët të mbijetesës, prindër pa punë fëmijë që ndodhen në gjendje të mjerueshme të cilat në mënyrë të pashpjegueshme dhe në mënyrë kriminale janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike.
Kjo është një dramë njerëzore, por edhe një emergjencë kombëtare. Jemi vendi i vetëm në Europë që ka futur në karantinë urie, ka çuar drejt emigracionit me vullnetin e vet të Edi Ramës dhe majonetës së tij në krye të ministrisë së Shëndetësisë një përqindje të madhe të qytetarëve që sot nuk kanë ushqimin e përditshëm apo ilaçet. Pra kemi një qeveri dhe një kryeministër që po përdor metoda naziste, metoda genocidale apo spastrimi ndaj popullsisë së vet. Ministrja e cila duhet të çohet në ndjekje penale për vlerësimin tim, mban të fshehur informacionin se mbi çfarë kriteresh u hoqën këta njerëz nga ndihma ekonomike. Përflitet që kriteri është prania e një frigoriferi apo një televizori, kjo nuk përbën kriter. Kjo përbën shpërdorim detyre”.
Për këtë qëllim opozita ëhstë vënë në lëvizje, ndërsa kryedemorkati lajmëroi se do të kërkojë një debat me micion për të vënë para përgjegjësisë kryeministrin Rama.
Lulzim Basha:
“Ne do të formalizojmë nesër kërkesën për një debat me mocion për të vënë Edi Ramën dhe marjonetën e tij para përgjegjësisë dhe për të zbardhur këtë plan nazist. Bëhet fjalë për dhjetëra familje”.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055