Futbollistët e përfaqësueses shqiptare nuk i kanë përjetuar mirë ndeshjet e fundit që kanë parë në “Euro 2016” dhe janë të bindur se ka pasur akorde mes kombëtareve të ndryshme.
“U desh të ma shpjegonin mirë pas ndeshjes me Rumaninë. Atëherë e kuptova që do të duhej të kalonim tre ditë të gjata para televizorit.
Ky nuk mund të jetë kuptimi i turneut që të bëjë krahasime të tilla”,-tha mbrojtësi për “faz.net.”, ndërsa shtoi se “të tjerët e dinin me saktësi se si duhej të luanin për të na kaluar pasi ne kishim mbaruar punë. Kjo është një shtrembërim i turneut”.
Kuqezinjtë mësuan eliminimin nga Europiani pasditen e së mërkurës, kur Hungaria barazoi 3-3 me Portugalinë.