Një autobot me karburant ka shpëthyer në qytetin Lagos të Nigerisë, duke vrarë të paktën nëntë vetë. Më shumë se 50 automjete, u përfshinë nga flakët pasi autoboti humbi kontrollin dhe derdhi karburantin në autostradë. Mjeti raportohet se u rrëzua për shkak se frenat nuk kanë fuksionuar. Shpërthimet nga karburantet janë të zakonshme në Nigeri, prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë. Incidenti ndodhi në autostradën Lagos-Ibadan, një nga autostradat kryesore në qytet. Një përfaqësues i Federatës Federale të Sigurisë Rrugore (FRSC) tha për BBC se çisterna humbi kontrollin kur iu afrua një ure dhe u përmbyes. Benzina filloi të derdhej nga autoboti dhe shpërtheu zjarri.