Mbrëmjen e sotme një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e “Astirit” ku po zhvillohej edhe një protestë nga banorët e kësaj zone. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkaku i shpërthimit të makinës ka qenë një defekt teknik i automjetit.
Fatmirësisht, rapotohet se drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga makina pa u dëmtuar. Sakaq, zjarrfikeset dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vëndngjarje dhe kanë vënë situatën nën kontroll.