INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen në komision. 3 orë fyerje e akuza mes PD dhe Kumbaros

Shpërthen në komision. 3 orë fyerje e akuza mes PD dhe Kumbaros

Publikuar më: 13:04 27-02-2018

Për 3 orë më radhë në Komisionin e Medias ka shpërthyer debati mes opozitës dhe Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Debati shpërthej mes kryetares Albana Vokshi dhe ministres Kumbaro, kur e cilësoi këtë të fundit si ministren më të dështuar.
Albana Vokshi:
“Të lëmë të flasë 15 minuta zonja ministre se i duhet të largohet”.
Mirela Kumbaro:
“Është e patolerueshme që të gjithë folën nga 3 orë dhe mua më jepni vetëm 15 minuta kohë”.
Albana Vokshi:
“Ju nuk mund të flisni me orë të tërë në Komisionin e Medias zonja minisitre. Këtë mund ta bëni në Kuvend por jo këtu, nuk është vendi që ju takon. Ne kishim për të diskutuar edhe për teatrin”.
Mirela Kumbaro:
“A mund të flas?”
Albana Vokshi:
“Ju nuk keni thënë asgjë deri më tani. Jeni ministrja më e dështuar për mendimin tim”.
Mirela Kumbaro:
“Me leje a të vazhdoj”.
Debati ka shpërthyer edhe mes deputetit Tritan Shehu dhe Musa Ulqinit, ky fyerjet personale nuk kanë munguar.
Tritan Shehu:
“Gjirokastra sot duket si Alepo, e shkatërruar, Kalaja e shkatërruar”.
Musa ulqini:
“Të krahasosh Alepon me Gjirokastrën është si të krahasosh..., ore ti se imagjinon sa respekt kam për ty, si mund t’ia fusësh kaq kot. Është turp”.
Albana Vokshi:
“Musa në mënyrë të përsëritur ju përçmoni seriozitetin përkushtimin e opozitës. Ju s’mund të tregoni mungesë respekti. Je apo nuk je mendërisht në këtë mbledhje. S’je këtu mendërisht. Jo se nuk je mirë nga mendja”.
Tritan Shehu:
“Ne jemi shokë të vjetër, Musai sot gaboi. Mua më dhëmb për Gjirokastrën”.

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488