Kanë shpërthyer edhe në akuza personale Edi Rama e Lulzim Basha kundër njëri tjetrit. Kryeministri e cilësoi kryedemokratin gjysmë gjel, ndërsa Lulzim Basha e tha se Edi Rama ka një kompleks të madh, sepse është i pa shkollë.
Edi Rama:
“Në 2017 e hapët fushatën në çadrën e dasmës së rrëzuat gjysmën e qeverisë, ju s’keni asnjë faj sepse fajin e kemi ne që votohemi që bëjmë sukses dhe jeni kthyer këtu pas atij marshimi qesharak dhe u kthyet këtu si gjysma gjel me 9 deputet më pak. Keni 200 mijë pupla më pak, i latë puplat rrugës”.
Lulzim Basha:
“Ti je pa shkollë, e ke kompleks. Je pa shkollë në krahasim me këtë grup parlamentar të opozitës, ti nuk zgjedh shkollën, zgjedh krimin, grabitqarët, ata me dëftesa false. Meqë ke ikur dhe s’ta mban të rrish në sallë, po u drejtohem shqiptarëve dhe tu them se shqetësimi im nuk ka qenë kurrë ky njeri: por gjëma e madhe që po i ndodh këtij vendi”.