Tashmë stina e verës ka ardhur ndjeshëm me temperatura të larta dhe kemi parë këngëtarë të shumtë të showbizz-it të prezantojnë prurjet e tyre të reja për publikun.
Dikush më i pëlqyer e dikush më pak, të gjithë përpiqen të japin më të mirën e tyre me shpresën për t'u pëlqyer nga publiku.
Ndonëse juve ju pëlqen të dëgjoni sa më shumë këngë të reja në këto ditë të nxehta, blogeri Olti Curri nuk është i këtij mendimi.
Me një status në Instastory, Olti ka thumbuar nga pak të gjithë këngëtarët duke shkruar: “Shokë dhe shoqe këngëtare ose rob të profesioneve të tjera që këndoni. Nxirrni ndonjë këngë edhe në dimër se na e botë bajat verën. Edhe kompozitorët e shkretë s’kanë ça shkipin dhe duan pak kohë të frymëzohen. Prandaj ju dalin këngët njësoj. Jeni bo si rrobabanjot e asos.com i njëjti model nga Saranda deri në Velipojë...”, shprehet blogeri në postimin e tij Instastory./intv.al/