Një apartament në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë është përfshirë nga flakët të cilat janë shfaqur në katin e tretë.
Menjëherë forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për shuarjen e zjarrit. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi. Ndërkohë policia ka bërë evaklumimin e të gjithë banorëve të pallatit dhe deri më tani raportohet për një person të lënduar.