INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Pandeli Majko: Nëse nuk miratojmë reformën në drejtësi vendi në “karantinë”, të shkojmë në zgjedhje

Shpërthen Pandeli Majko: Nëse nuk miratojmë reformën në drejtësi vendi në “karantinë”, të shkojmë në zgjedhje

Publikuar më: 11:06 14-06-2016

Ish kryeministri Pandeli Majko paraqet një skenar të hidhur në rast se politika shqiptare nuk arrin të miratojë me konsensus reformën në drejtësi. Rrugët janë të qartë për Majkon, miratimi i reformës sipas kompromisit të ofruar nga shumica, ose referendum popullor për këtë çështje. E në rast se këto dy rrugë nuk zbatohet rruga është e qartë për vendi thotë Majko, zgjedhje të parakoshme.
Pandeli Majko:
“Sot “Dita D” e Reformës së Drejtësisë.
Nëse nuk duan kompromisin që kemi ofruar dhe ofrojmë. Nëse nuk pranojnë të shkojmë me alternativa në popull që ai të vendosë me referendum. Nëse nuk do të pranohen sot zgjidhjet e ofruara nga ekspertiza ndërkombëtare. Nëse njëra nga këto alternativa nuk ndodh… Shkojmë drejt Zgjedhjeve të Parakohshme pa zgjidhje. Shqipëria hyn në “karantinë” mbi 3 vjeçare si shtet i dështuar. Rrugët e integrimit europian të vendit mbyllen. Shoqëria shqiptare do të degradojë në një shoqëri mafioze me apo pa Partinë Socialiste në pushtet”
E në këto kushte Pandeli Majko ka një thirrje të drejtpërdrejtë për opozitën e djathtë.
Pandeli Majko:
“Përballë këtij realiteti cinik shpresoj të marrë fund alternativa opozitare se partitë duhet të emërojnë dhe kontrollojnë gjykatësit dhe prokurorët. Në se reforma nuk votohet për këtë arsye atëherë më mirë një dështim se sa një mashtrim. Të “kapësh” Shqipërinë me arsyetimin se të tjerë duan të “kapin” drejtësinë është një kalkulim i gabuar politik. Një Shqipëri e dështuar dhe pronë e politikanëve është një eksperiment i provuar në historinë e vendit tonë. Shpresoj deri në fund për kompromisin. Shqipërisë i kemi borxh të ardhmen.
Zoti na ndihmoftë”!

Article Logic
Execution time: 0.0033481121063232