Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ishte ankuar arbitrit të ndeshjes, Gil Manzanos, për vendimin e tij për ta ndëshkuar Clement Lengletin me karton të kuq në ndeshjen kundër Gironas.
Ai u takua me gjyqtarin Manzanodhe e kritikoi atë për vendiminpër ta ndëshkuar Lengletin me karton të kuq. Pique mendonte se vendimi nuk ishte i drejtë.
Pique protestoi ndaj gjyqtarit duke i thënë: “Vërtet mendoni se ishte e qëllimshme?” Gil Manzano iu përgjigj qendërmbrojtësit duke i thënë: “Më dëgjo, ai e përdori bërrylin dhe ai e di këtë. Bërryli i tij nuk ishte aty, por ai e vendosi aty”.
Por, Pique nuk ishte i lumtur më përgjigjen e gjyqtarit. Ai iu përgjigj duke i thënë: “Sinqerisht... historia flet vet”. Pique i ishte referuar faktit që Gil Manzano i ka ndëshkuar katër lojtarë të Barcelonës me kartonë të kuq gjatë tre sezoneve të fundit: Dani Alvesin në vitin 2015, Neymarin në vitin 2017 dhe Luis Suarezin në vitin 2017.