Saimir Tahiri ka shpërthyer në mbledhjen e Këshillit të Mandateve mbi kërkesën e prokurorisë por dhe me pretendimet e deputetëve të opozitës.
Saimir Tahiri:
“Unë jam i gatshëm të hetohet dhe të bëj gjithçka që e vërteta të dalë në dritë. Pro unë kërkoi prova. Ju nuk mund të më kërkoni mua të arrestohem se 2 bandit thonë në muajin e dytë të punës time së unë fitoi 5 milion euro. Unë s’mund të arrestohem se përse një Saimir ka kamion kur unë skam as patentë dhe as agjenci kamionësh. Nuk pranoi të arrestohem se përse 2 persona kanë kryer vepra penale. Një familjar i yti ka vrarë një njeri dhe ti e di këtë. Do pranosh ti të shkosh në burg. Unë nuk kam standard të bëj lavire prokurorët.
Enkelejd Alibeaj:
Sapo the që s’ka prova, kërkesa është e pabazuar në ligj. Përderisa s’ka prova pse nuk shkoni përpara gjykatësit dhe të pastroni shpirtin nga gjynahet. Ty të është mbushur mendja se sapo të dalësh që këtu do të shkosh në derë të burgut. Unë s’po ta them këtë, ndoshta kjo ndodh apo ndoshta kjo nuk ndodh. Duhet të jesh krenar se s’ka prova, ti shkon ballëlartë dhe ia plas. Ti sot s’ke guxim të përballësh me një prokurori që thua se s’ka prova.
Saimir Tahiri:
Unë jam gati të hetohem, të kontrolli banesën time, unë jam gati të bëj gjithçka por harroje se pranga politike në duar nuk pranoi. Sepse për standard moral nuk jam si ju. Nuk jam si ju që rri krah për krah me kriminel në parti, unë si ty që rri në një parti me njerëz që kanë vrarë 26 qytetarë nuk jam.