Në rastin më të vogël do të ngjallte dyshim.
Mbrëmjen e djeshme, skuadra e menaxhimit të Taylor bëri me dije se ylli i muzikës pop do të publikonte të gjithë katalogun e saj të këngëve në të gjitha sajtet dhe aplikacionet e transmetimit online në mesnatë. Një lëvizje normale dhe fare e pafashme për një këngëtare botërore? Jo ekzaktësisht ashtu. Kjo pasi për atë fashë orare ishte planifikuar që më parë një publikim me profil shumë të lartë. As më shumë e as më pak se Katy Perry, armikja e betuar e Taylor. Të bëhet fjalë thjesht për një rastësi? Natyrisht që jo, me Taylor nuk bëhet kurrë fjalë për një rastësi të thjeshtë! Është fakt i ditur tashmë që pas asaj fytyre ëngjëllore fshihet diçka më shumë...