Shqipëria e ka nisur me këmbën e mbarë të eleminatoret e Rusi 2018. Kuqezinjve u kanë mjaftuar 20 minuta për të shënuar edhe golin e dytë të ndeshjes me anë të sulmuesit Bekim Balajt. Ndeshja u ndërpre mbrëmë kur ishte 1-1 në minutën e 75-të. Për Shqipërine shënuan Sadiku dhe Balaj, ndërsa për Maqedoninë barazoi përkohësisht Alioski.
Një mrekulli kuqezi në "Loro Boriçi" falë prekjes magjike me kokë të Bekim Balajt. Një gol në minutën e 88-të i jep tri pikët Shqipërisë ndaj Maqedonisë, me rezultatin 2-1. Balaj mrekullon edhe një herë kuqezinjtë pas asaj që bëri një vit më parë në Averio kundër Portugalisë që i dha tri pikët kuqezinjve në ndeshjen e parë Eliminatoret e "Euro 2016". Përpjekjet e ekipit tonë kombëtar ishin të larta deri në momentin e fundit, ndërsa kundërshtari është mbrojtur në mënyrën më të mirë të mundshme deri në minutën e 88-të kur Balaj shënoi me kokë. Tre pikë të plota ku Shqipëria renditet e treta me pikë të barabarta me Spanjën kryesues dhe Italin në vendin e dytë në Grupin G për eleminatore Rusi 2018