Një uzinë kimikatesh ka shpërthyer dhe për pasojë janë shënuar dhe viktima. Ngjarja e rëndë është shënuar në Kinë. Të paktën deri tani 22 persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në uzinën e qyteti kinez të Zhangjiakou. Nga shpërthimi janë shkaktuar dhe dëme masive me rreth 50 automjete të shkatërruara, nga të cilët 38 kamionë të mëdhenj dhe 12 makina të vogla u dogjën.
Shpërthimi në afërsi të Hebei Shenghua Chemical Co., Ltd. në Zhangjiakou ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditë së sotme.