INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Vasili: U qeverisëm 4 vite nga një i çmendur, t’i tregojmë vendin

Shpërthen Vasili: U qeverisëm 4 vite nga një i çmendur, t’i tregojmë vendin

Publikuar më: 18:43 17-06-2017

Retorikës së ashpër të ditëve të fundit nuk i ka munguar as kreu i LSI-së Petrit Vasili, i cili sot nga Gjirokastra tha se në këto 4 vite u qeverisëm nga një i çmendur, duke iu referuar kryeminsitrit Edi Rama.

“Këta duan skllevër, këta duan ta kthejnë Shqipërinë në një sokak të Rilindjes së rivdekur. Ne do t’i tregojmë vendin me 26 qershor Ramës, se ne kemi nevojë për lirinë tonë, demokracinë tonë dhe këto 4 vite u qeverisëm nga një i çmendur” tha Vasili.

Petrit Vasili gjithashtu premtoi se ndryshe nga qeveria Rama LSI do të mbështesë turizmin e bujqësinë duke ulur taksat.

“LSI do të ofrojë mbështetje të plotë për turizmin duke zeruar taksat. Jo më taksa për të zmadhuar tepsinë qeveritare,” u shpreh kreu i LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203