Hauai ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërthimit të vullkanit në malin Kilauea, duke kërkuar evakuimin e 1,700 banorëve lokalë. Një dëshmitar ka thënë se llava kanisur si një mbulesë zjarri.
Ai rrëfen se ka nuhatur erë të sulfurit dhe drunjve të djegur. Kryqi i Kuq amerikan ka hapur një strehimore evakuimi.
Shpërthimi i vullkanit vjen pasi një serie të tërmeteve të fuqishme në ditët e fundit në këtë territor.
Guvernatori i Hauait, David Ige, ka thënë se ai ka aktivizuar disa rezervistë ushtarakë nga Garda Kombëtare për të ndihmuar në procesin e evakuimit të mijëra personave.