Të gjithë e ndiqni Xhensila Pere-n në “Dance with me”. Përvecse një femër shumë e bukur , në këtë spektakël ka treguar që gjithashtu është tejet e talentuar në kërcim. Por mesa duket një ndodhi ka mërzitur Xhensilën, përderisa ajo ka reaguar me një foto të postuar në “Instastory” ku shkruan: “Nëse do të dëgjonin se cfarë flitet mbrapa krahëve , nuk do të gjendeshin dy miq në të gjithë botën. Na mbytën sahanlëpirësat. Alergjikë nga të paftyrët. Nuk dihet se për kë mund ta ketë Xhensila këtë dedikim, por mesa duket e ka prekur aq shumë saqë ka shpërthyer në këtë mënyrë./revistawho/