INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Zoran Zaev: Nuk lejoj që të rrëzojnë qeverinë disa kriminel dhe një...

Shpërthen Zoran Zaev: Nuk lejoj që të rrëzojnë qeverinë disa kriminel dhe një...

Publikuar më: 15:36 14-08-2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dalë ditën e sotme në një konferencë me gazetarët. Zaev ka mohuar çdo përfshirje në skandalin “Zhvatja”. Në ceremoninë e 18 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Zaev nuk është përmbajtur në reagim duke deklaruar se nuk do të lejojë rrëzimin e Qeverisë.

Spekulimet që shkojnë deri aty, duke u përpjekur dikush të më përfshijë mua, edhe një herë e përsëris. Unë jam Zoran Zaev, erdha në pushtet fal votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, shtet të së drejtës, shtet normal. Unë jam luftëtar dhe do të vazhdo të luftoj për këtë deri në fund. Gjithsesi, nuk do të lejoj që disa kriminel, një gazetar kapriçioz, dhe të më fal komuniteti LGBT, një pederast, ta rrëzojnë këtë Qeveri nga pushteti. Do të luftojmë deri në fund, ndërsa secili do të mbajë përgjegjësi’’, shprehet Zaev.

Në rastin “Zhvatja” dyshohet se një biznesmeni i janë marrë 1.5 milionë euro për ta shpëtuar nga një proces gjyqësor e në të cilin përveç dy personave të paraburgosur dyshohet të jetë përfshirë edhe prokurorja speciale në dorëheqje, Katica Janeva.

Article Logic
Execution time: 0.0041079521179199