Ato janë një nga çiftet më të njohura në rrjetet sociale! Po flasim për blogeren e njohur Chiara Ferragni dhe këngëtarin Fedez, të cilët së fundmi kanë mirëpritur në shtëpinë e tyre në Los Angelos ish-pornostaren e famshme Mia Khalifa.
Por siç duket i vogli i çiftit të njohur, nuk e ka mirëpritur fort mirë takimin e Mian, pasi ka filluar që të qajë.
“Tani qan, por një ditë kur t’ia tregosh këtë fotografi shokëve të klasës, ti do të më falenderosh”-ka shkruar në nota humori Fedez krahas fotos së publikuar në rrjetin social “Instagram”.
Por nëse Leo ka qarë me Mia Khalifën, s’ka bërë të njejtën gjë me këngëtaren shqiptare, Dua Lipën. Kjo e fundit ka publikuar një video në instastory ku shfaqet duke mbajtur në krah Leon me të cilin kërcen dhe ai vetëm qesh.
ChiaraFerragni from Vimeointv.al on Vimeo.