INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim gazi në minierën e Bulqizës,dyshohet për 3 minatorë kinezë të vdekur

Shpërthim gazi në minierën e Bulqizës,dyshohet për 3 minatorë kinezë të vdekur

Publikuar më: 21:30 04-02-2017

Një shpërthim ka ndodhur këtë të shtunë në një minierë në Bulqizë. Si pasojë e shpërthimit disa minatorë kinezë që punonin në galeri janë plagosur ndërsa dyshohet që disa prej punonjësve të kenë humbur jetën. Burime për Shqiptarja .com bëjnë me dije se tre minator kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës. Po kështu dyshohet se tre të tjerë kanë humbur jetën. Kompania Kineze "Xian Engineering" e nënkontraktuar nga kompania "Albchrome" po kryente punime në minerë kur ka ndodhur shpërthimi i gazit në galeri. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 13: 30 të ditës së shtunë. Si pasojë e shpërthimit disa minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierë prej disa orësh. Grupet e shpëtimit nuk arritën të futen në nivelin e 21-të ku gjenden minatorët. Operacioni për shpërtimin e tyre është ndërprerë, ndërsa bëhet e ditur se kërkimet do të rinisin ditën e dielë. Ambasadori kinez në vendin tonë ka shkuar në minierën e Bulqizës. Nga të dhënat e deritanishme, 3 minatorë shtetas kinez janë dërguar në Spitalin e Qytetit të Bulqizës me lëndime të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën. Pas shpërthimit të gazit të hidrogjenit, grupet e gatshme të avarive në ambientet e minierës kanë ndërhyrë në minierë por pa arritur të deportojnë deri në nivelin 21. Ambasadori kinez ka mbërritur në mbremje në minierën e Bulqizës ndërsa direkt pas ngjarjes nga Tirana kanë shkuar atje zv.ministri z. Gëzim Musabelli, grupet e Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave, drejtues të strukturave të mbikëqyrjes së minierave në Ministrinë e Energjisë dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Ndërkohë deputeti i PD-së Roland Keta në një lidhje telefonike ka folur për Report Tv duke u shprehur se "sipas specialistëve 3 minatorët kinezë kanë humbur jetën pasi shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm". Ai shprehet se është tepër e vështirë që forcat e shpëtimit të deportojnë deri në nivelin 21 ndërsa bëri të ditur se kërkimet janë ndërprerë dhe do të rinisin sërish kur zona të pastrohet nga gazi. Por kryetari i Bashkisë së Bulqizës Damsi ka bërë të ditur se nuk mund të konfirmohet zyrtarisht se tre minatorët e bllokuar prej disa orësh në minierë mund të kenë vdekur. Operacioni për gjetjen e tyre po vijon ende. I pyetur për kushtet e punën në minierë, Damsi është shprehur se janë shumë të mirë, se janë bërë përmirësime nga dita në ditë. Gjithashtu ai u shpreh se minatorët kanë mbetur të bllokuar në nivelin e 21 dhe se aktualisht është e pamundur të futen specialistët.

Article Logic
Execution time: 0.0025179386138916