Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë duralumini, pranë komisariatit numër 5. Zjarri mësohet të jetë i përmasave të mëdha. Në vendgjarje kanë shkuar 4 zjarrëfikëse. Deri më tani dyshohet se janë plagosur dy persona. Në fabrike kanë shpërthyer bombolat e gazit brenda saj.