Rreth orës 6:30 të mëngjesit, një zjarr ka përshirë ndërtesën e Parlamentit të Austrisë, derisa tymi mund të shihet me kilometra larg. Por, flakët janë shuar shpejt dhe dëmet kanë qenë të kufizuara, siç njoftoi zëdhënësi i zjarrfikëseve të Vjenës, sipas Reuters.
Ai tha se ishin qytetarët që njoftuan zjarrfikësit në orën 6 e gjysëm se flakë dhe tym po dilnin nga kulmi i ndërtesës neo-klasike në qendër të kryeqytetit të Austrisë, Vjenës.
“Meqenëse ne shkuam në ndërtesë me shpejtësi dhe me shumë forca, qemë në gjendje që ta shuanin shpejt zjarrit,” tha zëdhënësi duke shtuar se në dispozicion kishin qenë 17 makina.
Ndërtesa e parlamentit, e ndërtuar në shekullin e 19-të, është gati për t’u rinovuar por zëdhënësi tha se ishte ende herët për të folur se çfarë e shkaktoi zjarrin.