Bagazhi i një makine të parkuar në një zonë të qetë në qendër të qytetit rus Krasnodar, është shkatërruar pasi një bombël e dyshuar e gazit shpërtheu brenda tij. Një kalimtar ishte me fat pasi i shpëtoi lëndimeve. Në një viedeo të publikuar nga një media lokale, shikohet reagimi i një gruaje që i habiti të gjithë.
Në pamje ajo shihet duke kaluar aty pranë me telefon në vesh, ndërkohë që temperaturat kanë shkuar rreth 40 gradë. Papritmas, shpërthim i fuqishëm trondit makinën, duke bërë që copëzat të shpërndahen gjithashtu, por ajo vijon të vijojë të flasë në telefon. Tempretaurat e larta mund të kenë shkaktuar incidentin, pasi bombola e gazit e instaluar në makinë, me sa duket nuk e përballoi dot të nxehtin dhe ka shpërthyer.