INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim i fuqishëm në Turqi, pranë zyrave të Erdoganit. 11 të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Turqi, pranë zyrave të Erdoganit. 11 të plagosur

Publikuar më: 10:44 12-09-2016

Shumë njerëz raportohet të jenë lënduar pas një shpërthimi në afërsi të selisë së partisë së Ergoganit, AKP-së, në fshatin Beşyol të provincës juglindore Van.

Agjencia e lajmeve turke “Dogan” ka cituar policinë lokale të cilët thanë se raportet fillestare sugjerojnë se shpërthimi u shkaktua nga kjo ishte një makinë-bombë.

Të paktën 13 vetë mendohet të jenë plagosur.

Agjencia tha se shpërthimi ishte në afërsi të zyrës së guvernatorit rajonal dhe zyrave të Partia e presidentit të Rexhep Tajip Erdogan (AKP), raporton “The Independent”.

Pamjet e tymit masiv nga një ndërtesë dhe shumë zjarrfikëse që po përpiqen për shuarjen e zjarrit janë duke u shfaqur në televizionin lokal.

Popullsia e krahinës Van-it është kryesisht kurde. Grupet e separatistëve të tilla si Partia Kurdistanit të Punëtorëve (PKK) kanë kryer disa sulme terroriste në vend, muajt e fundit, kjo pasi armëpushimi dy-vjeçar me qeverinë u ndërpre vitin e kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779