Një shpërthim tritoli ka tronditur Fushë-Krujën që në orët e para të mëngjesit. Shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur në një ofiçinë në Kamberas, rreth orës 03:45 mëngjesin e sotëm. Ofiçina ku u vendos eksplozivi mësohet të jetë në pronësi të shtetasit B.D. 36 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit raportohet të ketë vetëm dëme materiale.
Njoftim i policisë:
“Më datë 19.04.2019, rreth orës 03:45, në Fushë Krujë , në ofiçinën e shtetasit B.D., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”-njofton policia.