Stacioni qendror hekurudhor i Brukselit është evakuuar pas raportimeve të një shpërthimi, ndërsa policia belge ka njoftuar se situata është nën kontroll.
Një person i veshur me një rrip shpërthyes u neutralizua brenda stacionit, sipas mediave belge, që nuk raportojnë për viktima.
Sheshi kryesor i qytetit “Grand Place” u evakuua gjithashtu. Në mars të vitit 2016, 32 persona vdiqën në sulmet ndaj aeroportit të Brukselit dhe në sistemin e metrosë, që u morën përsipër nga ISIS.