Një shpërthim me bilanc një të plagosur, zonjën e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz në një banesë, ku një bombul gazi ka shpërthyer dhe flakët u shpërndarnë në kuzhinë.
Situata është normalizuar vetëm kur ekspertët e Shërbimit Zjarrfikës kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Ndërsa e plagosura është dërguar me shpejtësi për në spital.
Drejt shtëpisë ku ndodhi ngjarja kanë shkuar dhe ekspertët e Inspektoriatit Shtetëror Teknik për të parë se cili ka qenë shkaku i shpërthimit