Pas Turqisë, edhe Egjipti është prekur nga shpërthimet me bombë. Nga një shpërthim i tillë në katedralen koptike “Shën Pjetri” në kryeqytetin egjiptian, Kajro, kanë mbetur të vdekur 25 persona dhe dhjetra të tjerë të plagosur. Katedralja ku ndodhi shpërthimi është zyra qendrore e kishës ortodokse egjiptiane dhe shtëpi e liderit të saj. Ortodoksët përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë në Egjipt. Ndërkohë që grupi militant, i quajtur Hasm, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm që ka sjëllë vdekjen e 25 personave.