Shumë turistë mbetën të shokuar kur panë skenën e shpërthimit të një autobusi në qendër të Londrës. Mbi urën e famshme Lambeth të kryeqytetit britanik por xhirohej në fakt një film.
Qytetarët londinez ishin njoftuar se ura do të ishte e mbyllur nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 24:00 të mbrëmjes.
“Filmimet do të nisin nga ora 11 e mëngjesit deri në 12 të darkës pranë parlamentit me mbylljen e korsisë në stacionin e autobusit”, thuhej në mesazh.
Bëhet fjalë për filmin më të fundit të Jackie Chan , “The Foreigner” me Pierce Brosnan.