Një shpërthim i fuqishëm ka zgjuar sot Milanezët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit ku shpërthimi i fuqishëm ka shkatërruar plotësisht dy apartamente në sheshin “San Giovanni”.
Sipas një postimi në Twiter, në faqe zyrtare të Zjarrëfikëses të Milanos, dyshohet të ketë qenë një rrjedhje gazi shkaku i këtij shpërthimi të fuqishëm, i ndodhur në katin e pestë të një pallati.
Dëme materiale janë shkaktuar edhe në apartamente përreth dhe në parkingun e pallatit.
Për arsye sigurie perimetri përreth godinës është rrethuar nga zjarrëfikësit pasi ka patur mbetje të mëdha nga godina ku ka ndodhur shpërthimi.
Të plagosur raportohen 6 persona, ku mes tyre është një fëmijë i cili ka pësuar shok nga tymi dhe një 73-vjeçar i cili ka pësuar djegie të shkallës së dytë.