Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një minierë në Bulqizë. Si pasojë, të paktën 2 minatorë janë të plagosur, ndërsa flitet për më shumë se 10 të tjerë që janë të bllokuar. Situata ka vënë në lëvizje edhe presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.
Burime nga presidenca kanë bërë të ditur se “Presidenti Nishani ka pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës për shpërthimin e ndodhur në minierë.
Presidenti është informuar se janë dy të plagosur jashtë rrezikut për jetën dhe po kontaktohet me punonjësit e tjerë që janë brenda në minierë”.