INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim në një spital në Gjermani, 2 të vdekur, shumë të plagosur

Shpërthim në një spital në Gjermani, 2 të vdekur, shumë të plagosur

Publikuar më: 10:35 30-09-2016

Një zjarr masiv ka përfshirë Spitalin Universitar Bergmannsheil në qytetin Bochum, në veri-perëndim të Gjermanisë.

Shtatë persona të plagosur janë në gjendje kritike, ndërsa është raportuar se dy prej tyre kanë vdekur. Gjithashtu thuhet se edhe 15 të tjerë janë të lënduar, shkruan Reuters.

Gjithsej 128 persona janë evakuuar nga spitali pas shpërthimit. Zjarri tani është nën kontroll nga ekipet e shumta të zjarrfikësve. Zjarri pothuajse ka shkatërruar plotësisht katin më të lartë të ndërtesës së spitalit.

Banorëve iu është kërkuar që t’i mbyllin dritaret dhe të qëndrojnë brenda shtëpive, derisa të kaloje rreziku. Spitali Universitar Bergmannsheil është një nga spitalet më të mëdha në zonë. Ai u themelua në vitin 1890 dhe mund të strehojë deri në 650 pacientët.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498