Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin verior mëngjesin e sotëm.
Rreth orës 04:00 në lagjen ‘Skenderbeg’, Shkodër në pallatin 2-katesh, tek dera e jashtme e banesës së 58-vjeçarit Rrok Pepaj ka shpërthyer një sasi eksplozivi.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëme materiale. Eksplozivi ka dëmtuar lehtë derën e jashtme dhe tavanin e korridorit të banesës së të moshuarit.
Pas njoftimit ka mbërritur policia duke nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe pronari i banesës.
Por nga informacionet e para nga ngjarja mësohet se eksplozivi mund të jetë një hakmarrje e mundshme ndaj 58-vjeçarit, pasi ka qenë i dënuar më parë.