Së paku dy njerëz u vranë dhe 16 të tjerë u plagosen nga shpërthimi i një makine jashtë një ndërtese qeveritare në qytetin Adana të Turqisë. Guvernatori i Adanasë, tha se shpërthimi mund të ketë qenë i tipit vetëvrasës, i kryer nga një grua. Shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së zyrës se tij. Autoritetet e përshkruan shpërthimin si “sulm terrorist”. Dhuna në Turqi vazhdon prej më shumë se një viti. Përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse e kanë marrë herë militantët kurdë, herë ata të grupit Shteti Islamik.