Një shpërthim ka ndodhur këtë mbrëmje në Dortmund të Gjermanisë, pranë autobusit të Borussia. Për pasojë ka mbetur i plagosur mbrojtësi Marc Bartra. Sipas burimeve të para, eksplozivi është vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur po kalonte autobusi, rreth 10 kilometra larg stadiumit. Si pasojë ndeshja është shtyrë për shkak të frikës së ndonjë sulmi terrorist. Takimi ishte i vlefshëm për fazën çerekfinale të “Uefa Champions League” dhe pritej të startonte në 20:45.