Një shpërthim ka ndodhur jashtë një zyre emigracioni në periferi të Nurembergut, në Gjermani. Shpërthimi tronditi këtë pasdite Zirndorf dhe sipas raportimeve lokale, mjeti shpërthyes ishte një valixhe e mbushur me kanaçe aerosol. Mediat lokale gjithashtu raportojnë se fatmirësisht nuk ka viktima apo të plagosur. Shërbimet e sigurimit menjëherë kanë bërë të mundur evakuuimin e zonës pas shpërthimit, i cili vjen pas ngjarjeve të tmerrshme të ndodhura në Gjermani e Francë këto ditët e fundit.