Një shpërthim tritoli u raportua gjatë mesnatës në lagjen “Punëtori” në ambientet e një garazhi në Fushë Krujë.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk pati të lënduar në njerëz, por u dëmtua një mjet i cili ishte i parkuar.
Mësohet se makina e dëmtuar është në pronësi të një ish-efektivi policie të Krujës.
Bëhet fjalë për një 58-vjeçar të cilit iu dëmtua nga shpërthimi makina tip “Benz” që ishte e parkuar.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar konflikte të mundshme të 58-vjeçarit.