INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpërthime dhe përleshje me armë në Indonezi

Publikuar më: 09:56 14-01-2016

Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e disa shpërthimeve dhe më pas të një përleshjeje me armë, mes policisë dhe disa personave të armatosur, në kryeqytetin indonezian, Xhakarta. “Mes viktimave janë tre policë dhe tre civilë”, raporton policia indoneziane. Këta të fundit ende nuk e dinë se kush qëndron mbrapa këtij sulmi. Ndërsa, deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për aktin.

Sipas medieve lokale, kanë shpërthyer 6 bomba, ndërsa policia konfirmon se një kamikaz ka hedhur veten në erë. Sulmi ndodhi në qendër të Xhakartas, përpara qendrës tregtare “Sarinah”, në afërsi të pallatit presidencial dhe zyrave të Kombeve të Bashkuara. “Disa pajisje të dyshimta janë gjetur pranë ambasadës turke dhe asaj pakistaneze. Dyshohen se janë bomba”, raportojnë mediet lokale. Ndërkohë, policia ka këshilluar qytetarët që të mos dalin jashtë, deri në një njoftim të dytë. Prej kohësh, Indonezia është në gatishmëri, për faktin se edhe në ta kaluarën vendi ka qenë pre e sulmeve nga militantë islamikë.

Article Logic
Execution time: 0.0032248497009277