Një kamikaz është hedhur në erë mëngjesin e sotëm duke lënë të vrarë katër oficerë sigurie dhe pesë të tjerë të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të Xhamisë së Profetit, aty ku ndodhet varri i Muhamedit. Medina konsiderohet si vendi i dytë më i shenjtë i islamit pas Mekës.
Më herët në Arabinë Saudite janë raportuar edhe dy ngjarje të tjera të ngjashme me këtë. E para ka ndodhur në qytetin lindor të Katifit, vend i minoritetit të myslimanëve shiitë, por që fatmirësisht nuk shkaktoi numër viktimash. Atentatori i dytë ka shpërthyer pranë konsullatës amerikanë në qytetin e Xhedahut, gjithashtu pa jetë të humbura.
Arabia Saudite ka qenë shënjestër e ISIS gjatë këtyre dy viteve të fundit, kohë në të cilën janë numëruar 26 sulme terroriste. Në raste të tilla zë vend shprehja se terrorizmi nuk njeh fe.