Dy shpërthime me bombë në Bagdad kanë shkaktuar të paktën 53 të vdekur, por dyshohet se numri i tyre është më i lartë. Këto janë sulmet më të fundit të një serie sulmesh që kanë përfshirë Irakun javën e kaluar.
Një femër kamikaze mendohet se ka vënë në shënjestër një treg, ku janë kryesisht popullsi shiitte. Bomba tjetër shpërtheu në jug të lagjes Rashid. Ndërsa sipas mjekëve, më shumë se 100 persona, të gjithë civilë, janë plagosur.
Shteti Islamik ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit të parë. Ky është sulmi i disatë nga ISIS, ku vetëm të premten u vranë 93 persona.