INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimet e fuqishme në Vlorë, Policia zbardh raportin e ngjarjes

Shpërthimet e fuqishme në Vlorë, Policia zbardh raportin e ngjarjes

Publikuar më: 06:50 02-05-2018

Dy shpërthime të njëpasnjëshme tronditën Vlorën pak pas mesnate. Ndërsa lidhur me ngjarjet policia jep detajet e para.

Shpërthimet me tritol ndodhën përkatësisht në orën 02:30 dhe në orën 03:30.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit F.B., 29 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme.

Të tjera detaje kanë dalë për njërin nga shpërthimet që tronditën Vlorën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Përsa i përket shpërthimit me tritol që ndodhi rreth orës 03:30 në afërsi të bashkisë së Vlorës në banesën e G.Ç 69 vjeç, burimet bëjnë me dije se i biri i tij E.Ç është i dënuar për trafik droge në Itali dhe policia po heton në këtë pistë për të bërë të mundur edhe zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorëve.

Sasia e lëndës plasëse është hedhur në portën e banesës së 69-vjeçarit nga Vlora. Ndërsa kamerat e sigurisë kanë regjistruar dy persona që kanë hedhur tritolin dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379