INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimet në Bruksel: Europa në alarm, Reagimet e krerëve

Shpërthimet në Bruksel: Europa në alarm, Reagimet e krerëve

Publikuar më: 11:20 22-03-2016

Rrugët e qytetit po patrullohen nga forca të shumta speciale të policisë, përfshirë këtu edhe ushtrinë.
 
Qarkullimi është në kaos në zonat ku u regjistruan shpërthimet. Sulmet në zemër të Europës kanë vënë në lëvizje vendet e tjera që kanë shtuar kontrollet nëpër aeroporte, metro dhe stacione autobusësh.

Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano sapo ka deklaruar se me ora 15.00 eshtë thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Në diskutim alarmi i terrorrizmit pas atentateve sot në Bruksel.

Shefja e politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka reaguar në lidhje me shpërthimet në Belgjikë. Ajo doli në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Nasser Judeh në Aman, ku shprehu ngushëllimet për viktimat. "Sot është një ditë shumë e trishtë për Evropën", tha Mogerini e përlotur.

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se sulmeve terroriste në Belgjiku duhet t’u përgjigjemi me solidaritet dhe vendosmëri. "Sulmet e urryera në Bruksel duhet të na bashkojnë. Solidaritet me viktimat dhe vendosmëri përballë terroristëve’’, deklaroi në emër të kancelares gjermane zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në “Twitter”.

Kryeministri britanik, David Cameron u shpreh i tronditur nga ngjarja në Belgjikë dhe njoftoi se në orët në vazhdim do të kryesojë një mbledhje të COBRA-s, këshilli më i lartë i sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shprehur ngushëllimet e tij Mbretit të Belgjikës, pas sulmit terrorist që ndodhi sot në Bruksel.

Zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskov, thotë se shefi i Kremlinit “i ka dënuar fuqishëm këto krime barbare”. Peskov shtoi gjithashtu se liderët rusë shprehën gjithashtu ngushëllimet e tyre për popullin belg.

Peskov thekson se “Putini ka konfirmuar solidaritetin e plotë të Rusisë me belgët në këto orë të vështira”.

Përforcim masash sigurie vihen re edhe në Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0041120052337646