INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimet në Rusi MPJ: S’ka shqiptarë të lënduar. Bushati ngushëllon popullin rus

Shpërthimet në Rusi MPJ: S’ka shqiptarë të lënduar. Bushati ngushëllon popullin rus

Publikuar më: 19:36 03-04-2017

Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktin e rëndë terrorist të ndodhur sot në Shën Petërburg, Rusi, ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Nga informacionet e deritanishme të përcjella nga Ambasada jonë në Moskë nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, shprehu më herët trishtimin e tij për shpërthimet dhe viktimat. Ministri i shpreh ngushëllimet popullit rus dhe thotë se bashkohemi kundër terrorizmit.

“I trishtuar nga shpërthimet që shkaktuan të vrarë dhe të plagosur në metronë e Shën Peterburgut. Ngushëllime popullit rus. Qëndrojmë së bashku kundër terrorizmit!”, shkruan Bushati në Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541