INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi i Tahirit. ‘Ska bir nëne e bir k... që të më ndalë’

Shpërthimi i Tahirit. ‘Ska bir nëne e bir k... që të më ndalë’

Publikuar më: 11:39 19-04-2018

Pasi qëndroi për më shumë se dy orë në sallën e Kuvendit, edhe pse ishte parashikuar që të mbante një fjalë në Kuvend, Saimir Tahir është larguar por ka dhënë një prononcim për mediat. Nuk ka kursyer as gjuhën e fortë, ndërsa Ish Ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se do ti shkojë deri në fund zbardhjes së akuzave të ngritura ndaj tij. por a komunikon sot Saimir Tahiri me Edi Rama? Ish ministri përgjigjet në këtë mënyrë.
Pyetje përgjigje:
Gazetarët: Ju filmoi Berisha dhe kërkoi largimin tuaj….
Saimir Tahiri:
“Kam motiv ta mirëkuptoj njeriun që fshiu filmimet e kryeministrisë në 21 janar dhe sot më filmoi mua”.
Gazetarët: Pse nuk folët sot në seancë?
Saimir Tahiri:
“Nuk ishte opozita, nuk ka sens…”
Gazetarët: Ju mbron Rama?
Saimir Tahiri:
“As më mbron njeri dhe as dua të më mbrojë…”
Gazetarët: Keni komunikim me Ramën?
Saimir Tahiri:
“Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë askush që nuk mund, ose mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi, nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385