INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi i Bashës/ ‘Jeni të poshtër si DREQI, por bëni budallain si GOMARI’ [VIDEO]

Shpërthimi i Bashës/ ‘Jeni të poshtër si DREQI, por bëni budallain si GOMARI’ [VIDEO]

Publikuar më: 11:07 20-12-2018

Në fjalën e tij në Kuvend, Lulzim Basha ishte më i ashpër se kurrë. Hajdutë, dele dhe me ulërima në sallën e Kuvendit për përfaqësuesit e shumicës. 

Lulzim Basha:
“Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallain si gomari. Çfarë? E dini fare mirë, ka një komision. Si mund ta sjellësh pa kaluar nga komisioni këtu? Çfarë po bëni ju? Show po bëni? E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar. Jeni hileqarë, të poshtër!
Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni vettingun politik. Del këtu shoku i trafikantit që do bëjë pallate të Unaza e re, na flet për reformë zgjedhore!
Tufë hajdutësh, banditësh, gjysma juaj duhet të jetë në burg. Duke filluar me ty që zgërdhihesh aty (i drejtohet Ramës).
Prandaj leri këto gomarllëqe, fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord.
Kemi ardhur vetëm për atë buxhet të studentëve këtu, jo kemi ndonjë dyshim se çfarë do të ndodhë, por ti provojmë atyre të tjerëve që mund të kenë ndonjë fije besimi se mund të ndodhë diçka.
Të dëgjojnë se si po të ndalojë vjedhjen ky hajduti psikik këtu mbrapa, mund të ketë para për tarifat e studentëve.
Leri gomarllëqet e tjera se s’kemi ardhur të tallemi me ju. Tufë horrash dhe banditësh.
Keni shkel tre herë kushtetutën, ke shkelë procedurën.
Pasi keni kapur gjithçka.
Po kap edhe Bankën e Shqipërisë, po kapni bordin e bankës së Shqipërisë me 28 firma të këtyre deleve të bandave të hajdutëve.
Ti pusho! (I drejtohet Taulant Ballës) Ti pusho ti, se merrem me ty pastaj! More vesh, qepe gojën, bandit.
Pse e ke bërë atë? Vetëm banka ka ngel pa kap, kape dhe bankën, kape. Gjitha të tjerat i ke kapur, kape dhe bankën, por do e shihni se ku do përfundoni!”

 

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611