INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi i Bashës: ‘Nëse i vini minat Teatrit prisni minat tek kullat tuaja’

Shpërthimi i Bashës: ‘Nëse i vini minat Teatrit prisni minat tek kullat tuaja’

Publikuar më: 14:27 20-07-2018

Shpërthen Lulzim basha, i cili në një bashkëbisedim me gazetarët e cilësoi ligjin e Teatrit si atentat ndaj pronës publike. Në këto kushte kreu i opozitës lëshoi paralajmërime të forta për të gjithë ata që përfshihen në këtë projekt.

“Ajo që ka ndodhur me Teatrin është atentat i lirive dhe të drejtave të çdo qytetari. Në histori ka ndodhur si me hebrenjtë në luftën e dytë botërore. Europa Nostra e konsideron pjesë të trashëgimisë kulturore evropiane, jo vetëm shqiptare. Një organizatë prestigjioze që mban një qëndrim të qartë ndërkohë Rama me lakejtë e tij janë vërsulur si talebanë për të shkulur një pjesë të trashëgimisë kulturore me gjithë historinë dhe vlerat që mban.
Atyre që kanë humbur kurajën që janë zbuluar si me karakter të dobët para qytetarëve u them merrni shembull dhe rikthehuni në betejën për mbrojtjen e vlerave të teatrit, ndërkohe i them kryetalebanit që çdo ditë e më shumë demaskohen para shqiptarëve e para botës synimet mafioze mbi të cilat është ngritur përpjekja për teatrin”, tha kreu i opozitës.

Në këtë kuadër Lulzim Basha kujtoi edhe ligjin antimafia.

“Kjo është prova gjenerale për t’u shpallur pasha i pashallëkut të Shqipërisë. Nëse lejojmë një ligj special të grabisë pronë publike për ti dhënë pa garë një aktori të dyshuar mundësinë të fitojë 205 milionë euro ndërkohë që s’ka Gjykate Kushtetuese do të thotë që nesër ky njeri mund të bëjë gjithçka… Atyre horrave të Policisë Bashkiake që çon për të hapur vrima në muret e vjetra dua ti kujtoj kryetalebanit që qendrat e disa qytetareve evropiane u rrafshuan në luftën e dytë botërore dhe i ringritën për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore. Popullit i lind e drejta te rezistoje me te gjitha format dhe mënyra për te parandaluar qe nesër fati i teatrit ti vije te shtëpia e tyre, vendi i punës dhe liritë e tyre. Dua ti jap te qarte një paralajmërim Fusha shpk s'ka asnjë shans te gëzoni futet e një ndërmarrje te tille kriminale, asnjë shans. Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entiteti tjetër do te jete subjekt i një ligji te çmenduar antimafia. Në baze të kësaj do ju sekuestrojmë çdo cm katrore dhe çdo cent a miliard euro për shkeljet qe do konstatojmë. Sikundër nëse guxoni ti vini minat teatrit, minat do ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmërim vjen edhe për ndonjë banke qe mendon se mund te investoje ne këtë projekt, ndonëse kam bindjen se këto janë paratë e Toyota Yaris apo Seat…”, tha Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037472248077393